Foto: Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Graçanicë

Është gjetur i vdekur mëngjesin e ditës së djeshme një person në Graçanicë.

Sipas njoftimit të policisë, është raportuar se në rrethana ende të panjohura, nga një dëshmitar është gjetur trupi i pajetë i viktimës.

Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor, kanë dal në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.