Ilustrim

Gjendet i vdekur një 48 vjeçar në kishën ortodokse në Vushtrri

Një 48 vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët e tij, në kishën ortodokse në Vushtrri, mbrëmë rreth orës 23:58.

“Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarëve të viktimës është raportuar se brenda objektit banues që ndodhet brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshës 48 vjeçar”- njofton Policia e Kosovës.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Sipas burimeve të KALLXO.com, viktima ka qenë klerik fetar dhe dyshimet e para janë për vetëvrasje. Ai ka jetuar aty bashkë me familjen, e cila e ka dëgjuar krismën e armës. Afër armës së sekuestruar janë gjetur edhe disa letra të lëna nga ai.

Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen” dhe po hetohet me autorizim të prokurorit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kisha ne Vushtrri ka qenë edhe më herët e ruajtur nga Policia e Kosovës.