Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gjendet e vdekur në ankesin e një shtëpie në Pejë, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aneks të shtëpisë në Pejë është gjetur i një personi të gjinisë femërore.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

KALLXO.com ka provuar që të marrë detaje shtesë nga Prokuroria në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, tha duke pritur rezultatet nga obdukimi lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së viktimës.