FOTO: Ilustrim

Gjakovë - Babai rrahu djalin pasi ia shiti një lop-top për një borxh

Babë e bir janë arrestuar dy ditë më parë në Gjakovë.

Për të dy janë iniciuar raste të ndryshe, për babain rasti për dhunë në familje ndërsa për djalin është iniciuar rasti për vjedhje të një llap-topi.

Policia ka njoftuar se babai në gjendje të dehur, kishte rrahur djalin e tij me shkop druri.

Ky i fundit dyshohet për përdorim të narkotikëve dhe se i njëjti sipas policisë kishte vjedhur një llap-top në shtëpi dhe e kishte dërguar te një person ne emër të kthimit të një borxhi.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroi i shtetit. Me urdhër të këtij të fundit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti po hetohet ende.