Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri

Besa Gaxherri kërkon nga VV-ja që t’i lënë vajtimet

Deputetja e LDK-së, iu ka drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti, duke u shprehur e sigurt që Hoti do t’i jap siguri Kosovës në këtë krizë.

“Ju zoti Hoti e keni durimin e botës. Këtu qa s’dëgjon po unë jam e sigurt që ti e ki seriozisht që Kosovës me i dhënë siguri të plotë në këtë krizë shumë të madhe qoftë pandemike, ekonomike, apo politike”, tha Gaxherri.

Gaxherri kishte fjalë edhe për VV-në.

“Kolegë të nderuar deri dje partnerë, ju kisha lut mi lanë vajtimet e broçkullat, se keni ikë prej përgjegjësisë, kurrkush nuk ju ka heqë prej aty”, tha Gaxherri.