Ganimete Musliu: Kryeministri Kurti është egoist dhe keqpërdorues i shpresës së qytetarëve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “egoist dhe keqpërdorues të shpresës së qytetarëve”.

Ajo tha se Kurti fytyrën e tij e tregoi më marrëveshje për energjisë me Serbinë, e tani edhe me propozimin për projektligjin për Trustin.

Musliu tha se kryeministri e kundërshton propozimin për trustin, pasi ky është propozim i PDK-së.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të LVV-së që të mos dëgjojnë Kurtin, por qytetarët dhe të japin votën për projektligjin për Trustin.

“Sot duhet t ‘i thoni pro trustit, sepse është kërkesë e qytetarëve të Kosovës”, tha ndër të tjerash, deputetja Musliu.

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për projektligjin që do t ju mundësojë qytetarëve që të tërheqin një pjesë të kursimeve nga Fondi pensional- Trusti.