Ilustrim

Fushë Kosovë - Rrëmbehet një vajzë

Një vajzë është raportuar në Polici se është rrëmbyer nga disa persona të dyshuar.

Rastin në Polici e ka raportuar babai i viktimës. Policia ka njoftuar rasti ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

“Ankuesi mashkull Sh/Shqiptar ka raportuar se tre të dyshuar dy vajza/gra dhe një burrë dyshohet se kanë rrëmbyer vajzën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar  veprën, ndërsa njësitë policore janë duke  e hetuar rastin”, njofton Policia.