FSK pajiset me Humvee, Qeveria pyet se sa harxhojnë në 100 kilometra (VIDEO)

Forca e Sigurisë së Kosovës sot është pajisur me vetura ushtarake, autoblinda të llojit Humvee.

 

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe kryeministri Hoti me ministrin Anton Quni e ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ministri Quni i ka kërkuar gjeneralit, Rrahman Rama që ta njoftoj kryeministrin Hoti se sa shpenzojnë këto Humvee.

“Kemi dëgjuar kryeministër që Humvee shpenzojnë shumë. Këto e kanë 7.5 deri në 8 litra në 100 kilometra. Normal këto janë sikur veturat e tjera. Këto janë automjete teknike për ushtrime edhe në rast nevoje”, u shprehë gjenerali Rama.

Gjenerali Rama ka njoftuar se në Kosovë do të ndërtohet një qendër e mirëmbajtjes regjionale për Humvee, ku të gjtiha shtetet e rajonit do t’i sjellin në Kosovë për rregullim.

“3 vjet i kemi të garantuara nga kompania. Kemi filluar procesin e qendrës së mirëmbajtjes regjionale. Jemi bashkë me SHBA-në. 1.5 milion euro do të jetë investimi jonë për infrastrukturën ndërsa 3.5 deri në 4 milionë do të jetë investim për trajnime dhe pajisje për mirëmbajtjen e Humvee-së”, u shprehë Gjernali Rama.

Sipas tij, kjo qendër do të ndërtohet në Aeroportin e Gjakovës.

Ndërsa kryeministri Hoti u shprehë se vizita e tij sot në FSK-së, është bërë për të demantuar lajmet në mediat ndërkombëtare për furnizimet e FSK-së.

“Ne do të iu qëndrojmë afër për t’i plotësuar nevojat e FSK-së. Unë jam sot për të demantuar çfarëdo informate që dalin në mediat ndërkombëtare për furnizimet që i ka pasë FSK-së. Kjo është plotësisht në marrëveshje me partnerët tanë”, u shprehë kryeministri Hoti.