Foto: EPA-EFE/FEHIM DEMIR

Fshati Smrekonicë vendoset në karantinë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se fshati Smrekonice është shpallur zonë karantine.

Ndonëse Komuna kishte propozuar që vetëm rruga “Miftar Hasani” të vendoset në karantinë, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që i tërë fshati të karantinohet.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Tahiri:

Fshati Smrekonicë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë shpallet zonë karantinë (ne kemi propozuar që vetëm rruga “Miftar Hasani” të karantinohet)

Personeli shëndetësor i QKMF-së, QMF Smrekonicë dhe i Spitalit ‘Sheikh Zayed’ që kanë qenë në kontakt me pacienten janë udhëzuar për vet izolim.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që kanë mundur të jenë në kontakt me pacienten apo familjen e ngushtë të vet izolohen dhe të lajmërojnë organet kompetente të IKSHPK dhe QKMF-së.