Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuciq gjatë një vizite në Pentagon, SHBA | Foto: Wikimedia/Glenn Fawcett

Fourmi i sigurisë në Beograd, Vuçiq thotë se nuk ka alternativë tjetër përpos kompromisit

Këtë vit forumi i sigurisë në Beograd u mbajt në formë elektronike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në këtë forum pjesëmarrës ishin kryeministri i Kosovës, Avudllah Hoti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i emëruari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajqak si dhe përfaqësues amerikan Ryan Tully dhe Cameron Munter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në këtë konferencë tha se Serbia nuk është në pozitë të lehtë pasi shumë vende të BE-së tashmë e kanë njohur Kosovën duke theksuar se kompromisi është alternativa e vetme për një marrëveshje mes palëve.

“Serbia nuk është në një situatë të lehtë sepse 22 nga 27 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur Kosovën dhe sipas rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara që thotë atë që është vendosur nga fuqitë e mëdha perëndimore lidhur me territorin e Kosovës, dhe për këtë arsye ne nuk jemi në situatë të lehtë. Kjo është edhe arsyeja pse ne duam të shohim një zgjidhje kompromisi mes dy palëve, në të gjithë së bashku me Bashkimin Evropian dhe aleatët do luftojmë për atë kompromis sepse nuk ka alternativë tjetër”, ka thënë Vuçiq

Tutje Vuçiq ka thënë se nga Prishtina flitet vetëm për njohje por sipas tij kjo nuk është mënyra si funksionojnë gjërat  dhe se kjo çështje është shumë më e komplikuar.

“Nëse më pyesni mua nëse do jetë e lehtë, ju gjithmonë do dëgjoni shqiptarë nga Prishtina duke thënë “Po ne jemi gati, vetëm po presim që Serbia ta njohë Kosovën, ne do i njohim ata dhe kjo gjë zgjidhet,”. Sigurisht që nuk funksionon ashtu dhe është shumë më e komplikuar, dhe nëse na pyesni ne për gjërat që duhet të ndryshojmë atmosferën dhe duhet të implementojmë marrëveshjet që tashmë janë nënshkruar në Bruksel, duke filluar me marrëveshjet e para në vitin 2013. Në duam t`i sjellim njerëzit afër njëri-tjetrit prandaj edhe e përkrahëm iniciativën amerikane për marrëveshje ekonomike”, ka shtuar tutje Vuçiq.