Foto: Tanjug, Dragan Kujundzic

Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në Tiranë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do të vijë në Shqipëri për takimin e radhës të vendeve të ‘mini-Schengenit’.

Siç raporton TCH, Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiq do të qëndrojë në Shqipëri më 20 e 21 dhjetor.

Sipas njoftimit, Vuçiq do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiq vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, e organizuar nga presidenti Ilir Meta.

Kryeministri i Shqipërisë, ai i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Serbisë nga Ohri kanë përçuar mesazhin e përmbajtjes së marrëveshjes, e cila, sipas tyre ngërthen katër liritë e Bashkimit Europian: lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.  

Para se të mbahej takimi i përbashkët në Ohër ndërmjet liderëve të disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri një njoftim. Ai tha se ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e Ohrit për disa arsye.

“Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarura”, tha i pari i Kosovës, Hashim Thaçi përmes Facebook-ut.

Ndërsa takimi i radhës në mes tri shteteve të Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor.

Takimi i drejtuesve të këtyre vendeve po bëhet megjithëse nga Kosova I është bërë thirrje kryeministrit Edi Rama ta anulojë atë, sidomos pas deklaratave të presidentit serb, i cili e mohon masakrën e Reçakut të kryer nga forcat serbe më 1999.

Reçaku, fshati që e vizitoi vdekja dhe e harroi drejtësia

Reshitaj i kërkon Edi Ramës anulimin e takimit me Vuçiqin