Ujëvarat e Mirushës - Korrik 2020

FOTO – Thahen Ujëvarat e Mirushës

Ujëvarat e Mirushës janë ndër zonat më interesante dhe të vizituara nga turizmi malor në Kosovë.

Në këtë pjesë janë 16 ujëvara me liqene që e përbëjnë pjesë më atraktive të kësaj hapësire.

Llogaritet si një nga bukuritë më të mëdha natyrore që posedon Kosova, por Ujëvarat e Mirushës dhe parku të cilit i përkasin, vazhdojnë të mos kenë infrastrukturë të përshtatshme.

Përpos mungesës infrastrukturore, Ujëvarat e Mirushës tashmë kanë edhe mungesë të ujit.

Në fotografitë e dërguara në KALLXO.com shihet se Ujëvarat e Mirushës kanë mbetur pa ujë, dhe ka humbur hijeshinë që kishte pasur, ndërsa thatësira ka zënë vendin e rrjedhave të ujit.

Ujëvarat e Mirushës – Korrik 2020
Ujëvarat e Mirushës – Korrik 2020
Ujëvarat e Mirushës – Korrik 2020
Ujëvarat e Mirushës – Korrik 2020

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.