Pamje nga panairi ‘Ferizaj 2021’. KALLXO.com

(Foto) Hapet Panairi i Librit në Ferizaj

Është hapur sot në Ferizaj edicioni i tretë i panairit të librit “Ferizaj 2021”.

Dhjetëra botues kanë ekspozuar botimet e tyre në sheshin e qytetit.

Zyrafete Shala, organizatore e panairit ka thënë për KALLXO.com, se këtë edicion po marrin pjesë diku 33 botues kryesisht nga Kosova, por ka edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Shala ka thënë se gjatë këtij edicioni, do të ketë edhe aktivitete tjera që lidhen me librin dhe letërsinë.

“Kemi planifikuar të mbajmë orë letrare, promovim të librave nga botues të interesuar dhe prezencë të autorëve të ndryshëm”, ka thënë ajo.

Panairi “Ferizaj 2021” do të zgjasë deri të dielën.

Ky panair organizohet nga Klubi Letrar “De Rada” me mbështetje të MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt.

Pamje nga panairi ‘Ferizaj 2021’. KALLXO.com
Pamje nga panairi ‘Ferizaj 2021’. KALLXO.com
Pamje nga panairi ‘Ferizaj 2021’. KALLXO.com
Pamje nga panairi ‘Ferizaj 2021’. KALLXO.com