FOTO: Ferizaj, punimet për objektin banesor, rrezikon të shembet edhe rruga

“Rruga e bllokuar”. Kështu po tregon shenja e vendosur në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”, në Ferizaj.

Kjo shenjë sikurse edhe shiritat janë vendosur pas çarjeve në këtë rrugë si pasojë e punimeve që po bëhen buzë saj nga një kompani, e cila ka rrëmuar dheun pasi aty po planifikohet të ndërtohet një objekt banesor.

Fjala është për të njëjtin vend për të cilin mbrëmë raportoi KALLXO.com rreth rrezikut me të cilin po përballej familja e Diamant Hetemit, shtëpia e të cilit rrezikon të shembet sikur i janë shembur muret e një objekti ndihmës të shtëpisë.

Për shkak të rrezikut, Diamant Hetemi ka larguar nga shtëpia anëtarët e tjerë të familjes.

KALLXO.com ka siguruar fotografi, në të cilat shihen shenja dhe shiritat që kanë bllokuar rrugën, e njohur si “Rruga e Varoshit”, për shkak të çarjeve në trotuar.

 

FOTO: Ferizajasit gati t’i shembet shtëpia për shkak të punimeve rrëzë saj