Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 325 ushtarë të rinj

Pas nëntë javëve të trajnimit bazik, sot diplomoi gjenerata e dytë e Stërvitjes Ushtarake Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Në një komunikatë për media të Zyrës së Kryeministrit thuhet se, diplomimi i 325 ushtarëve të cilët sot fillojnë detyrën fisnike për t’i shërbyer atdheut në mbrojtje dhe ruajtjes së paqes së patjetërsueshme, shënon gati dyfishimin e numrit të përgjithshëm të ushtrisë, teksa sipas kryeministrit, kanë katërfishuar trajnimet e ushtarakëve në raport me qeverisjet e kaluara.

“Ushtria jonë po rritet e do të zhvillohet në vazhdimësi, me të rinj e të reja si ju që duan t’i shërbejnë atdheut, pikërisht si shqiponja sypatrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë, e që me nder dhe krenari bartin veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovë” – ka thënë kryeministri Kurti.

Tutje, në komunikatë potencohet se “përkrahja e pakursyer e Qeverisë për ushtrinë është dëshmuar për çdo vit të qeverisjes, ku që nga viti i parë i qeverisjes, viti 2021, buxheti për ushtrinë u ngrit për herë të parë në vlerë mbi 100 milionë euro, derisa sivjet ai ishte mbi 200 milionë euro – apo mbi 2% të Bruto Produktit Vendor sipas kriterit të shteteve anëtare të NATO-s”.

Duke i uruar rekrutët e rinj, kryeministri Kurti më tej shprehu krenarinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Nga sot jeni shtylla e radhës e strukturës së Forcës sonë. Së bashku do të rrugëtojmë drejt shërbimit në aleancën më të madhe ushtarake, në NATO, e njëkohësisht paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë”- përfundoi kryeministri në betimin e ushtarëve të rinj.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)