Fjalosje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së?

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ka përplasur deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputetet Hajrullah Ceku nga LVV dhe Xhavit Uka nga LDK për disa minuta kanë diskutuar nga afër. Kjo ka bërë që deputetet e të dyja partive të afrohen dhe të shmangin një përplasje.

Edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë seancën për 10 minuta.

Në një prononcim për KALLXO.com, Ceku ka thënë se ka qenë vetëm një diskutim.

“Asgjë më shumë se një diskutim ku thjeshtë pati mospajtime. Shkurt, asgjë dramatike”, tha deputeti i LVV-së.

Në një përgjigje të shkurtër për KALLXO.com diskutim e quajti edhe Xhavit Ukaj.

“Asgjë nuk ishte, diskutuam”, tha ai.

Ditë më parë, deputeti i LDK-së pati një përplasje me shefen e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Tensione në Kuvend ndërpritet seanca

www.kallxo.com