Çeku pret në takim përfaqësues nga fusha e kulturës dhe artit nga Ukraina

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim Yuliia Hnat, Alex Fisher, Kateryna Iakovlenko dhe Kateryna Botanova, përfaqësues nga fusha e kulturës dhe artit nga Ukraina.

Në këtë takim u tha se u diskutua për zhvillimet aktuale në vendin e Kosovës sa i përket kulturës, për ngritjen artistike pas luftës dhe si mund të ndihmojë përvoja e Kosovës, Ukrainën.

Tutje u tha se ndër të tjera u fol edhe për ndikimin dhe organizimin e bienales Manifesta në Prishtinë, bienale kjo që pritet të mbahet në Ukrainë në vitin 2028 dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Ministri Çeku shprehu keqardhje për situatën e rëndë në Ukrainë, po ashtu mbështetjen dhe solidaritetin e vendit tonë me këtë shtet” – thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Delegacioni nga Ukraina po qëndronin në Kosovë në kuadër të Konferencës së Asociacionit Ndërkombëtar të Bienaleve që u mbajt në Prishtinë si pjesë e Manifesta 14.