Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Irlanda e Veriut

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut, që do të zhvillohet të enjten, më datë 09/06/2022 në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IwAR2VtKzpGNMvhMbpT-kXQf3c9nZ5pr85hUAl343uxntob9wxRejn_bGwV2I

Tifozët e kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Procedura se si blihet bileta online sipas FFK-së janë si në vijim:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

Gjeje biletën