Fillojnë punimet për asfaltimin e dhjetë akseve rrugore në Rogovë të Hasit

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e dhjetë akseve rrugore në fshatin Rogovë të Hasit.

Sipas kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, projekti kap vlerën e rreth 111 mijë eurove.

“Me këto rrugë dhe dy të tjera të cilat janë të planifikuara nga Qeveria e Kosovës, përfundojmë me infrastrukturën rrugore publike në Rogovë të Hasit. Vitet në vazhdim do të punojmë në kanalizime dhe ndriçim publik”, është cituar të ketë thënë kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.