Ilustrim Foto: KALLXO.com

Ferizaj, arrestohen dhe më pas lirohen dy të dyshuar për marrje me prostitucion

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nën dyshimet se janë marrë me prostitucion, në Ferizaj.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 2 janar 2023 rreth orës 17:00.

“Të dyshuarit,  pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”- ka njoftuar Policia.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”.