FDA-ja ju jep miratimin e plotë vaksinave Pfizer dhe BioNTech për personat mbi 16 vjeç

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (F.D.A) dha miratimin e plotë për vaksinën anti- CoVID-19 të Pfizer-BioNTech për personat 16 vjeç e më shumë, duke e bërë atë të parën që kaloj përtej statusit të përdorimit emergjent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton The New York Times.

Autorizimi për përdorim emergjent, së pari u miratua në dhjetor, për vaksinën Pfizer-BioNTech, antiCOVID-19.

Bazuar në rezultatet e provës klinike, vaksina ishte 91% efektive në parandalimin e sëmundjes COVID-19.

Miratimi i vaksinës erdhi pasi lufta e SHBA kundër pandemisë është rritur përsëri, sidomos me variantin e virusit Delta, i cili e ka përmbysur shumë progresin që vendi kishte bërë gjatë gjysmës së parë të vitit.

“Miratimi i FDA-së për këtë vaksinë është një moment historik ndërsa ne vazhdojmë të luftojmë pandeminë COVID-19. Derisa kjo dhe vaksinat e tjera kanë përmbushur standardet rigoroze, shkencore të FDA-së për autorizimin e përdorimit të urgjencës, si vaksina e parë e aprovuar nga FDA për COVID-19, qytetarët mund të jetë shumë i sigurt se kjo vaksinë plotëson standardet e larta për sigurinë, efektivitetin dhe cilësinë e prodhimit FDA kërkon një produkt të miratuar”, tha Janet Woodcock, komisionare në detyrë e FDA-së.

Administrata e Biden shpreson se zhvillimi do të motivojë të paktën afro 85 milionë amerikanë të pavaksinuar të cilët kanë të drejtë t’i marrin vaksinat.

Vaksina Pfizer-BioNTech do të vazhdojë të jetë e autorizuar për përdorim urgjent nga fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç. Në anën tjetër, Pfizer ende po mbledh të dhënat e nevojshme për miratimin e plotë.

Vendimi nëse do të autorizohet vaksina për fëmijët nën 12 vjeç mund të jetë të paktën disa muaj larg. Deri më tani, më shumë se 92 milion amerikanë (54%) e atyre të vaksinuar plotësisht, kanë marrë vaksina Pfizer.

Vaksina Pfizer/BioNTech jepet edhe në Kosovë, ashtu si edhe vaksina e kompanisë anglo-suedeze AstraZeneca.