‘Exil’ garon për çmime në 'Golden Globes 2021'

Filmi “Exil” (Exile) i regjisorit Visar Morina është futur në garë për nominimmet për çmimet e edicionit të 78-të të Festivalit të Filmit, “Golden Globes”.

“Exil”, i cili përfaqëson Kosovën, garon në kategorinë e filmave të huaj.

Përgatitja për edicionin e 78-të të Festivalit “Golden Globe” kanë nisur në fund të vitit që shkoi. Festivali mbyllet më 28 shkurt 2021 me ndarjen e çmimeve.

Filmi “Exil” ka marrë çmimin kryesor të edicionit të fundit të Festivalit të Filmit në Sarajevë, “Zemra e Sarajevës”, që u mbajt në gusht 2020.

Ky film do të përfaqësojë Kosovës në kategorinë ‘Best International Feature të Oscars’.

Filmi rrëfen historinë e Xhaferit, një inxhinieri të kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në punë, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Në film luajnë: Mishel Matieviq, Sandra Huller, Rainer Bock, Thomas Marz, Flonja Kodheli, etj.

Filmi “Exil” është bashkëprodhim në mes Gjermanisë, Kosovës dhe Belgjikës, prodhuar nga “Komplizen Film” – Gjermani, “Ikonë Studio” – Kosovë dhe “Frakas” nga Belgjika.