Eklipsi diellor vrojtohet nga qytetarët e Prishtinës përmes teleskopëve - FOTO

Eklipsin e pjesshëm diellor qytetarët e Prishtinës e vrojtuan nga sheshi “Zahir Pajaziti”, përmes pajisjeve astronomike, teleskopëve diellorë, dylbive dhe syzeve solare.

Ata e panë procesin kur Hëna kalon midis Tokës dhe Diellit duke parë pamjen e errësuar të tokës ndaj diellit, që njihet si eklips.

Sipas drejtorit të Klubit të Astronomëve të Kosovës, Suhel Ahmetit që e bënë organizimin e ngjarjes,  eklipsi i fundit i Diellit në Kosovë ka qenë në vitin 2015 dhe 1999.

Ai tregoi që një tjetër eklips, nuk do të ndodhë deri në vitin 2026-2027, ndërsa eklipsi total nuk do të ndodh deri në vitin 2070.

“Është vrojtuar eklipsi i pjesshëm i diellit apo Partial Solar Eclipse nga Kosova diku rreth 30-40 për qind është mbulu Dielli nga Hëna. Eklipsi nga Kosova ka qenë Partial por në disa vende apo shtete veri-Llndje është pa total”- tha Ahmeti për KALLXO.com.

Po kështu edhe për Hisnie Lokun, e cila u jepte qytetarëve syze solare, ishte frymësuese që kishte të interesuar për të parë nga afër si ndodh eklipsi.

“Zgjatja e gjysmë eklipsit ka qenë frymëzuese me kalu më shumë kohë me pasionant të astronomisë dhe kënaqësia nga ta ishte shumë frymëzuese, për mbajtje te eventeve edhe në kohë tjera jo vetëm nga rastet e veçanta. Interesimi i qytetarëve ishte shumë i lartë dhe befasues”-u shpreh ajo për KALLXO.com.

Sipas saj është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje duke pasur parasysh që eklipsi ndodh rrallë dhe nuk kemi mundësi të shohim shpesh.

“Duhet kushtuar vëmendje sepse eklipset si fenomene ndodhin në fazën e Hënes së re, nuk ndodhin çdo muaj, por eklipsi mund të paraqitet vetëm kur Hëna e re gjendet afër ekliptikës që do të thotë afër nyjave të rrugës së Hënës”-thekon ajo.

Po ashtu edhe për qytetaren, Fjolla Rama është mirëpritur organizimi.

“E kam mirëprit këtë event se është një fenomen astronomik i cili nuk ndodh çdo ditë e as çdo muaj por vetëm një herë në vit. Forma e Diellit që është krijuar nga zënia e Hënes ka qenë diçka që se kam parë asnjëherë më parë”- ka potencuar ajo për KALLXO.com.

Një eklips diellor ndodh kur Hëna kalon midis Tokës dhe Diellit, duke errësuar kështu pamjen e Tokës ndaj Diellit, tërësisht ose pjesërisht.

Një shtrirje e tillë përkon me një hënë të re, duke treguar se Hëna është më afër planit të orbitës së Tokës. Në një eklips të plotë, disku i Diellit errësohet plotësisht nga Hëna.

Vrojtimi i eklipsit në Prishtinë, Foto: KALLXO.com
Vrojtimi i eklipsit në Prishtinë, Foto: KALLXO.com
Vrojtimi i eklipsit në Prishtinë, Foto: KALLXO.com