Ilustrim

E privoi nga liria e i shkaktoi lëndime një gruaje, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kishte privuar kundërligjshëm nga liria viktimën grua kosovare.

I dyshuari i ka shkaktuar edhe lëndime trupore viktimës, ka bërë të ditur Policia, raporton Kallxo.com.

Prokurori ka vendosur ta dërgoj në mbajtje të dyshuarin kurse viktima ka marr tretman mjekësor në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.