E goditën me veturë dhe nën kërcënimin e kallashnikovit ia marrin 770 euro

Një burrë ka raportuar në polici se është goditur nga një veturë, prej të cilës kanë dalë katër persona, tre prej tyre të armatosur me armë të llojit “AK 47”.

“Të dyshuarit viktimës ia kanë marrë 770 euro. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” – njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në fshatin Bablak të Ferizajt.