Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

E arrestuan për drogë, e dyshuara deklaron në polici gjësendet që i kishte vjedhur më parë

Një grua është arrestuar mbrëmjen e së dielës pasi që e njëjta dyshohet se posedonte një tabletë që dyshohet të jetë substancë narkotike ekstazi.

Siç njofton Policia e Kosovës, ajo gjatë intervistimit ka pranuar se në shtëpi posedon një laptop dhe një pajisje për flokë, të cilat i kishte vjedhur me parë.

Gjësendet janë konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.