QKUK | Foto: KALLXO.com

Dyshime se një grua vdiq në QKUK si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur një rast për vdekjen e një gruaje gjatë ditës së djeshme në QKUK.

Sipas njoftimit, viktima ka vdekur si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor në QKUK.

Në njoftim thuhet se një person ka raportuar në polici se si pasojë e mostrajtimit të duhur mjekësor në QKUK ka vdekur një grua.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.