
Dy turistëve të huaj gjatë vizitës në Ujëvarën e Mirushës u vidhen gjësende nga vetura
16.10.2024 - 11:14
Polica ka bërë të ditur se dy turistëve të huaj u është vjedhur një çantë me dokumentet personale derisa ishin duke vizituar Ujëvarën e Mirushës në Malishevë.
“Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikë Latine) kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë në vizitë te Ujëvara e Mirushës nga persona të panjohur u është thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe prej aty u është vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumentet personale”- ka bërë të ditur policia.
Policia thotë se është duke e hetuar rastin.