1030 euro të gjetura në Viti, Foto: Policia e Kosovës

Fushë Kosovë, vidhet kasaforta e Postës së Kosovës me mbi 800 euro e mbushje të telefonave

Një zyrtar i Postës së Kosovë në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishe para, pulla postare, vula e mbushje të telefonave.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i Postës  së Kosovës, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 euro, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300-400 euro”- thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të datës 24.09.2024.

Sipas policisë, rasti i cili ka ndodhur më 23.09.2024 rreth orës 03:30, vazhdon të hetohet.