
Foto: KALLXO.com Ilustrim
Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar për vjedhje
Policia ka njoftuar se pas një operacioni të befasishëm ka arrestuar sot, më 06.03.2025, dy persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Të arrestuari, D.G., dhe L.Rr. dyshohen për disa raste të vjedhjeve në zona të ndryshme të Prishtinës.
“Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve; D.G. 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe, L. Rr. 19 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, gjatë operacioni Policia ka gjetur edhe dy motoçikleta si dhe dy trotinetë elektrikë, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur.
Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej.