Policia e Kosoves Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dy të mitur raportohen të zhdukur, njëri në Podujevë e tjetri në Fushë Kosovë

Dy persona të mitur janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Policia ka njoftuar më 06.04.2025, se bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare nga Fushë-Kosova dhe një djal 16-vjeçar nga Lupçi i Poshtëm, Podujevë.

Rastet janë raportuar në polici nga prindërit e viktimave.

“Ankuesi ka njoftuar policinë se djali i tij 16-vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”- thuhet në raportin policor për rastin në Podujevë.

Ndërsa për rastin në Fushë-Kosovë, është raportuar në orët e mbrëmjes.

“Ankuesi ka njoftuar policinë se vajza e tij 14-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”- thuhet në raportin e forcave të rendit..

Rastet janë duke u hetuar.