Driton Kuka: Falënderoj Majlindën që i priu rrugës drejt medaljeve të arta

Ka aterruar në aeroportin “Adem Jashari” ekipi i xhudistëve nga Kosova, të cilët ishin pjesëmarrës në Lojërat Olimipike ‘Tokio 2020’.

Ata janë pritur solemnisht dhe në pritje ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në Lojërat Olimpikë ‘Tokio 2020’, xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medalje të artë olimpike.

Driton Kuka, trajner i xhudistëve nga Kosova, tha se është mrekulli fitorja e dy medaljeve të arta.

“Falenderoj Majlinda Kelmendin që i ka prirë kësaj rruge. I gëzofshim këto medalje të gjithë së bashku! Me të vërtëtë mrekulli që i kemi këto dy medalje të arta, tre me të Majlindës që e ka fituar në Rio”, tha ai

Kosova lidere në rajon për shpërblimin e medalistëve