Biblioteka e Qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ku pritej të mbahej mbledhja mes dy qeverive. FOTO: Engjëll Berisha.

Drejtori i Bibliotekës në Gjakovë: Punuam deri në orët e mbrëmjes për të organizuar mbledhjen për dy qeveritë

Gjithçka ishte gati. Biblioteka e qytetit të Gjakovës, “Ibrahim Rugova”, ishte vendi ku pritej që sot të mbahej një takim i rëndësishëm.

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë pritej që të nënshkruanin rreth 13 ujdi që përfshinin arsimin, sigurinë, shëndetësinë e të tjera fusha.

Por, të martën pas orës 19:00, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri shqiptar, Edi Rama dha lajmin se mbledhja mes dy qeverive do të anulohej.

Për të qenë gjithçka gati për mbledhjen e planifikuar, ishte punuar deri në orët e vona të natës, tha për KALLXO.com, drejtori i bibliotekës së qytetit, Engjëll Berisha.

“Ka qenë çdo gjë gati. Edhe dje pasdite kur ka dalë kumtesa nga Shqipëria ne vazhdonim punimet. Kemi punuar deri në ora 10:00 të natës dhe është çdo gjë gati dhe jemi në objekt ku është e përgatitur vetëm me hy personalitetet”- ka thënë Berisha.

Këto janë disa nga fotografitë që tregojnë përgatitjet rreth ngjarjes së planifikuar për tu mbajtur sot.

Biblioteka e Qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ku pritej të mbahej mbledhja mes dy qeverive. FOTO: Engjëll Berisha.

Biblioteka e Qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ku pritej të mbahej mbledhja mes dy qeverive. FOTO: Engjëll Berisha.
Biblioteka e Qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ku pritej të mbahej mbledhja mes dy qeverive. FOTO: Engjëll Berisha.
Biblioteka e Qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ku pritej të mbahej mbledhja mes dy qeverive. FOTO: Engjëll Berisha.
Biblioteka e Qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ku pritej të mbahej mbledhja mes dy qeverive. FOTO: Engjëll Berisha.

Anulimi i mbledhjes mes dy qeverive ngjalli shumë reagime.

Nga ekzekutivi kosovar u shprehën të zhgënjyer me vendimin e Edi Ramës.

“Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato” – tha zëdhënësi i qeverisë kosovare, Përparim Kryeziu.

Dje kryeministri Rama tha se ka propozuar që të mbahet një takim në rreth më të ngushtë ku do të përfshiheshin ministrat e punëve të jashtme dhe ata të mbrojtjes.

Ai deklaroi se për këtë nuk ka pasur një dakordim me kryeministrin e Kosovës.