Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Numrimi i votave - Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Drejt fundit, numërohen 97.55% e votave për kandidatët për deputetë

Më pak se 3% e votave të kandidatëve për deputetë kanë mbetur për t’u numëruar deri në përmbyllje të procesit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më 20.02.2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve, apo 2,471 nga 2,533. 

“Procesi i numërimit ka përfunduar në 35 Komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 Komunat e tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë.” – njoftoi KQZ, më 21.02.2025.

Në bazë të tabelës së publikuar nga KQZ-ja, Komunat në të cilat po vazhdon numërimi i votave janë: Prishtina, Leposaviqi dhe Peja.

Tri kuti kanë mbetur pa u përfunduar në Leposaviq nga gjithsej 26; 28 në Pejë, nga gjithsej 132 dhe 31 në Prishtinë, nga gjithsej 258.

Më 20.02.2025, KQZ-ja filloi t’i publikojë votat e kandidatëve për deputetë në versionin online në uebfaqe. Në anën tjetër ka përfunduar 100% procesimi i rezultateve preliminare për subjektet politike.

Sipas rezultateve të KQZ-së deri në ora 16:34, kandidati për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 266,798 vota.

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza deri më tani është votuar nga 153,789 qytetarë.

Për Lumir Abdixhikun, kandidat për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që njëherit është edhe Kryetar i këtij subjekti, votuan 112,474 qytetarë.

E, Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidat për Kryeministër, sipas rezultateve aktuale, ka 38,346 vota.

Kurse, Memli Krasniqi, lider i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili në listë ishte numri 2, mori 87,288 vota.

Në bazë të rezultateve të fundit preliminare të përditësuara në orën 16:34, më 20.02.2025, në uebfaqen e KQZ-së, për subjektet politike, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është e para me 40.97%, apo 317,149 vota.

Partia e dytë me më së shumti vota është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.47%, apo 173,894 vota. Për dallim nga rezultatet e mëparshme preliminare, PDK ka shënuar rritje në përqindje, por rënie në numrin e votave (22.04%, 184,811 vota).

E treta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.14%, apo 132,671 vota. Edhe LDK ka shënuar rritje në përqindje, por rënie në numrin e votave (17.63%, 147,888 vota).

Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Nismën Socialdemokrate, Intelektualët dhe Listën Ideal ka marrë 7.44% të votave, apo 57,549 vota. Për dallim nga rezultatet e mëparshme preliminare, ky Koalicion ka shënuar rritje në përqindje, por rënie në numrin e votave (7.46%, 62,588 vota).

Këto janë Zgjedhjet e para të rregullta që Kosova i ka mbajtur që nga shpallja e Pavarësisë, më 2008.