Komuna e Dragashit. Dragash. 26.05.15, Photo: Atdhe Mulla

Dragashi hyn në javën e tretë pa të infektuar të rinj me COVID-19

Që nga 13 shtatori në asnjë banor i Dragashit nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas drejtorit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Ramadan Jashari, Dragashi gjendjen me virusin COVID-19 e ka stabile.

“Që nga data 13 shtator ne nuk kemi marrë asnjë rezultat pozitiv në komunën tonë dhe fatmirësisht nuk e kemi asnjë mostër në pritje të rezultateve në Qendrën Rajonale të IKSHPK në Prizren”, ka thënë Jashari.

Tutje ai ka treguar se në këtë komunë deri më sot janë konfirmuar si të infektuar 121 persona, nga të cilët 16 kanë vdekur.

Sipas tij, 8 raste janë aktive ndërsa të gjithë të tjerët janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë, të infektuar janë 15.520, janë shëruar 13.420 ndërsa kanë vdekur 625.