Dosja e 11-vjeçares, Mbrojtësi i Viktimave rrëfehet në KALLXO.com

Në një edicion ekskluziv KALLXO.com debaton me njërin prej akterëve të rëndësishëm në trajtimin e dosjes së dhunimit të 11-vjeçares.

Bekim Dugolli, Mbrojtës i Viktimave, njeriu i parë që e ka trajtuar rastin rrëfehet sonte publikisht për rrjedhën e ngjarjes.

Ai ka folur për ditën kur vajza ka denoncuar rastin dhe veprimet institucionale.

Në rrëfimin e tij do të kuptoni detajet se si u trajtua viktima dhe arsyet pse rasti kishte mbetur pa u zbuluar deri më 2 shtator.

Debati zbardh të gjitha detajet se si rrodhi kjo ngjarje.

Dosja e dhunimeve trajton edhe rastin tjetër të tentim-dhunimit të një vajze 14-vjeçare duke sjellë rrëfimin e babait të saj rreth ngjarjes.

Emisioni transmetohet sonte nga ora 22:15 në RTV Dukagjini dhe në KALLXO.com.