‘Dokufesti’ pezullon aktivitetet, i bashkohet rrjetit të festivaleve ‘My Darling Quarantine’

‘Dokufesti’ ka anuluar të gjitha aktivitetet në kuadër të programeve, “DokuLab” deri më 27 mars 2020, për shkak të coronavirusit dhe i është bashkuar rrejtit të festivaleve botërore,  “My Darling Quarantine”, një festivali online i filmave të shkurtër.

Sipas njoftimit të “Dokufestit”, për shkak të situatës së krijuar pas shpërthimit të pandemisë së coronavirusit, aktivitetet në kuadër të programeve “DokuLab” si dhe shfaqjet e filmave në “DokuKino” janë pezulluar së paku deri më 27 mars 2020.

“Puna do të vazhdojë online dhe do të jemi në dispozicionin tuaj përmes komunikimit online dhe 16 mars, “DokuFest” do t’i bashkëngjitet rrjetit të Festivaleve anembanë botës në organizimin e festivalit online “My Darling Quarantine” që do të sjellë një numër të madh të filmave të shkurtër pranë jush”, thuhet në njoftimin e “Dokufestit”.

“My Darling Quarantine” është festivali online i filmit të shkurtër, i themeluar pas anulimit të shumë ngjarjeve dhe festivaleve botërore për shkaka të  virusi COVID-19.

“Kështu, ne prezantojmë me krenari edicionin e parë – dhe shpresojmë vetëm – të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të International My Darling Quarantine Short Film Festival!! Çdo javë, ‘Talking Shorts’ do të paraqesë një program në internet të shtatë filmave të shkurtër me temën e “dystopisë” që janë sugjeruar nga miqtë tanë të karantinuar të filmave të shkurtër në të gjithë globin. Audienca më pas mund të votojë për filmin e tyre të preferuar”, thuhet në webfaqen e festivalit të sapo krijuar, “My Darling Quarantine”.