Foto: DokuFest.

Grupi ‘Hercules & Love Affair’ mban sot koncert në  Prizren

Grupi i njohur muzikor, “Hercules & Love Affair” do të mbajë sot një koncert në kuadër të Festivalit “DokuFest”, që po mbahet në Prizren.

Performanca e këtij grupi do të mbahet në Kinemanë “Lumbardhi Bahçe” në orën 20:00, në kuadër programit, “Dokunights”.

Gjatë ditës së sotme do të shfaqen disa filma në disa kategori të Festivalit “DokuFest”.

Flim “Delikado”, në kategorinë “Green Dox”, do të shfaqet në “Lumbardhi Indoor” në orën 14:00.

Në ora 17:00, në kuadër të programit “DokuTalk” do të mbahet një panel diskutimi me temën “Hyrje në ekonominë e industrive të bazuara në të drejtat e autorit”, në shtëpinë e Shani Efendisë.

Filmi “This Stolen Country of Mine”’, pjesë e programit “Truth Dox”, do të shfaqet në “Cinemarine 1” në orën 18:00.

Shumë filma do të shfaqen edhe në kuadër të programit special të “DokuFestit”.