Djali i Aleksandar Vuçiqit i infektuar me coronavirus

Djali më i madh i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

I njëjti është dërguar në Klinikën Infektive në Beograd.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Në Serbi deri më sot nga pandemia e coronavirusit janë prekur mbi 2,400 persona ndërsa sot është shënuar edhe viktima e 65-të.