Disa persona të bllokuar pas shembjes së ndërtesës në Marsejë

Katër deri në 10 persona dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja në qytetin francez të Marsejës, pasi një ndërtesë u shemb herët të dielën, sipas autoriteteve franceze, raporton CNN.

Një “shpërthim i dhunshëm” rreth orës 12:30 të mëngjesit me orën lokale besohet të jetë shkaku i shembjes, sipas kryebashkiakut të Marsejës, Benoît Payan, pwrderisa thuhet se hetimet janë ende në vazhdim.

80 njerëz tashmë janë evakuuar, ndërsa Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se përpjekjet pwr shpwtim po ndërlikohen nga situata e rrezikshme në terren me rrënojat që duhen hequr përpara se zjarri të mund të shuhet plotësisht.