Salla e Kuvendit e fotografuar në kohën kur është dfashur të fillojë seanca. Foto: Kallxo.com

Dështon tenderi rreth 500 mijë euro për blerjen e pajisjeve për sallën plenare të Kuvendit

Tenderi rreth gjysmë milioni euro, për blerjen e pajisjeve të ndryshme për sallën planere të Kuvendit të Kosovës, u anulua.

Me 28 maj të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, kishte hapur tender për blerjen e pajisjeve për sallën plenare. Për këtë qëllim kishte parashikuar 474 euro.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate ishte paraparë të ishte 90 ditë.

Lloji i procedurës së përdorur për këtë aktivitet të prokurimit ishte caktuar e hapur me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Madje për më shumë informata rreth këtij aktiviteti kishte organizuar edhe vizitë sqaruese

“Një vizitë sqaruese para dorëzimit të tenderit do të mbahet më datën 14.06.2021, në ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vizita nuk është e detyrueshme, por është e rëndësishme për informim më detal rreth furnizimeve të cilat janë objekt i kontratës. Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është që me këtë rast t’u sqarojë operatorëve ekonomikë çështje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me realizimin e këtij aktiviteti të prokurimit. Gjatë kësaj vizite, Kuvendi i Republikës së Kosovës (Autoritetit Kontraktues) do të mbajë procesverbal me shkrim”, thuhet në njoftim.

Mirëpo ky aktivitet i prokurimit u anulua javën e kaluar. Arsyeja e anulimit të këtij tenderi kishte të bënte me validitetin e ofertave.

“Vendimi i OSHP-së, nr. 637 21, i datës 25.07.2022. Nuk e kanë zgjatur validitetin e ofertave”, thuhet në njoftimin për anulim.