Deputetja e VV-së: Serbia nuk do të arrinte të bllokonte Kosovën nëse nuk do ta ndihmonin udhëheqësit e Kosovës

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seaccë në të cilën kryeministri Avdullah Hoti është thirrur në interpelancë për anulimin njëvjeçar të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtarë, zotim ky i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli – Dalipi, i fajësoi udhëheqësit e Kosovës, duke thënë se Serbia nuk do të mund të arrinte të bllokonte Kosovën nëse nuk do e ndihmonin udhëheqësit e Kosovës

“Që nga shpallja e pavarësisë, Serbia në mënyra të ndryshme e ka luftuar shtetin e Kosovës dhe ka arritur të bllokojë fuqizimin dhe anëtarësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përkundër investimeve e lotimeve që ka bërë Serbia, ajo nuk do arrite të bllokonte Kosovën nesër nuk do të ndihmonin udhëheqësit e Kosovës”, tha Pacolli.

Tutje, ajo tha se Kosova në forume ndërkombëtarë paraqitet me fusnotë.

“Ishte kërkesë e Serbisë (anulimi i Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare) që Kosova të heqë dorë nga kërkesa e saj për të anëtarësuar nëpër organizata ndërkombëtare që të ulet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë zotri Hoti suspendon shtetësinë e Kosovës”, u shpreh tutje ajo.

Fitore Pacolli nga LVV së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të LVV ka kërkuan interpelancë nga Kryeministri i Kosovës, e cila pritet të zgjatë deri në tre orë.