Ferizaj. Pamje nga droni: BIRN

Dënohet me 300 euro gjobë një kompani ndërtuese në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka dënuar me 300 euro gjobë një kompani ndërtuese pasi kishte vërejtur se nuk ishte e pajisur me leje përkatëse për shfrytëzimin e pjesës së trotuarit gjatë punimeve.

Në njoftimin e Policisë është thënë se fillimisht lidhur me rastin kanë pranuar ankesa nga disa qytetarë dhe më pas rreth orës 10:50  kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë i shqiptuar fletëparaqitjen personit me inicialet B.Ç. të moshës 25-vjeçar.

“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe i ka shqiptuar fletëparaqitjen personit me inicialet B.Ç. i moshës 25 vjeçar, sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 35.4 me gjobë 300 euro, i cili nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjës për tu pajisur me leje përkatëse, duke i rrezikuar këmbësorët”, ka thënë Policia.

Tutje është treguar se gjobë kundërvajtëse prej 30 euro iu është shqiptuar edhe tre shoferëve të auto-betonjerkave-mikser, për parking të parregullt në trotuar.

Në njoftim është thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te përgjegjësit e kompanive të ndërtimit që të pajisen me leje përkatëse për shfrytëzimin e pjesës së trotuarit gjatë punimeve, ndërsa për shoferët e automjeteve transportuese të mallrave ndërtimore dhe auto-betonjerkave–mikser, të mos parkohen në mënyrë ta parregullt në trotuar.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës