Denis Sllovinja nga KALLXO.com zgjidhet "Kameramani më i mirë i vitit 2021"

Kameramani i KALLXO.com, Denis Sllovinja, është zgjedhur kameramani më i mirë i vitit 2021 nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK ka shpërblyer kameramanin Sllovinja për punën e tij në xhirimet e tij në storien “Pilot që nga mosha 17 vjeçare”.

Për xhirimin e kësaj videoje Sllovinja kishte përdorur tri pajisje teknologjike: Dron, disa GO PRO, Aparat për xhirimin e intervistave.

Gjatë pranimit të çmimit, Sllovinja ka kërkuar që të vazhdohet me ndarjen e çmimit për kameramanin më të mirë për shkak se deri tani kameramanët nuk janë nderuar me çmime edhe përkundër punës së tyre të madhe në realizim të storieve e hulumtimeve.

Pajisjet, Sllovinja i kishte vendosur në pjesën e jashtme të aeroplanit, duke sjellë pamje ekskluzive në fushën e storieve televizive.

Kjo storie është vetëm njëra ndër storiet e xhiruara nga Sllovinja me disa pajisje njëkohësisht.