Uji

Dëmtohet gypi kryesor furnizues, mbeten pa ujë disa fshatra të Vushtrrisë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues, pa ujë të pijes kanë mbetur fshatrat e  Vushtrrisë Nedakoc, Sfaraqak, Pestovë, Novosellë, Lum i Madh, Stanofc Epërm dhe Stanofc i Ulët.

Sipas njoftimit, riparimi i gypit të dëmtuar parashihet të fillojë nesër në mëngjes.

“Shpresojmë që deri në orët e pasditës të sanohet problemi dhe të rikthehet furnizmi me ujë të pijes për këto fshatra.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”- thuhet në njoftimin e kompanisë.