CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dalin rezultatet e testimit të 3,454 mostrave për COVID-19

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në 24 orët e fundit janë testuar 3,454 mostra, prej të cilave 426 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me COVID-19. Një i vdekur raportohet në Malsihevë (81 vjeç), një në Prishtinë (59 vjeç) dhe një në Prizren (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 68,777 nga 303,652 persona të dyshimtë me COVID-19 dhe 1,595 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59,643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,539.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 172 raste, Pejë 36 raste, Gjakovë 32 raste, Ferizaj 27 raste, Gjilan 26 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 9 raste, Rahovec 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Malishevë dhe Suharekë.