COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Dalin rezultatet e 494 testimeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 494 mostra të testuara 141  raste pozitive kanë rezultuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 11.686 raste nga 44.927 me  virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej 416 raste të vdekjeve.

Gjatë 24 orëve të fundit, 219  janë shëruar pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.