COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Dalin rezultatet e 452 testimeve për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë publike rezultatet e 452 e mostrave për 24 orët e fundit.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, 122 persona janë shëruar, ndërsa 120 persona kanë rezultuar pozitiv.

IKShPK ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.454  raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334.