Caktohet çmimi maksimal i shitjes së karburanteve për sot

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1.58 euro për litër, për benzinë është 1.35 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.75 euro.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 21 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.