Besiana Kadare - Foto: Facebook/ Gent Cakaj

Cakaj jep një lajm të madh për Shqipërinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria sapo është zgjedhur në postin e lartë të Zv/Presidentit të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në një shkrim në Facebook, ministri Cakaj i uroi suksese ambasadores së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare në këtë detyrë të rëndësishme.

“Zgjedhja e Shqipërisë në këtë pozicion të lartë ndërkombëtar dëshmon fare qartë rolin në rritje të diplomacisë shumëpalëshe shqiptare në OKB. Ndërsa këtë detyrë do ta kryejmë me përgjegjësi të plotë, ne po vazhdojmë angazhimin për të siguruar zgjedhjen e Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhen 2022-2023”./21Media